Dukagjini fiton në miqësoren e dytë në Antalia

Skuadra e Dukagjinit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në Antalia të Turqisë.

Klinasit kanë fituar me rezultat minimal 1-0, falë golit të shënuar nga Abedin Merlaku, ndaj skuadrës sllovake, Partizan Bardejov.

Me anë të një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në facebook ‘Hithat’ kanë njoftuar se nesër do të zhvillojnë miqësoren e radhës.