Digjet shtalla në Klinë, shpëtohen 10 lopë që ishin brenda saj (PAMJE)

Në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët një stallë e lopëve në Cerravik të Klinës.

Fatmir Dakaj, pronar i shtallës ka thënë për Gazeta Blic, se dëmi i shkaktuar nga zjarri është mbi 10 mijë euro.

Ai thotë se brenda stallës së djegur kanë qenë 10 lopë, por se ato kanë arritur t’i shpëtojnë me ndihmën e bashkëfshatarëve.

Ai thotë se shtalla sigurt është djegur nga rryma për arsye se kabllot kanë qenë të vendosura përmbi stallë”.

“Ka dëme materiale në vlerë prej 10 mijë eurosh. Është stalla diku 25 metra, vetëm drithë kemi pasur 4000-4500 kilogramë. Gjithashtu edhe traktori është djegur”.

Ai ka theksuar se herët në mëngjes i ka lajmëruar zjarrfikësit për këtë incident me zjarr, por sipas tij, askush nga ta ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes.