Digjet një veturë rrugës për Malishevë – VIDEO

Një veturë është përfshirë nga flakët sot në dalje të Rahovecit.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se vetura është djegur në rrugën për Malishevë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar dhe shkaqet që shkaktuan zjarrin janë ende të panjohura.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë informacione, por deri në publikimin e artikullit nuk ka marrë përgjigje. Sinjali