Digjen mbeturinat në kontinjerët afër komunës

Këto foto që shihni janë realizur shumë afër komunës. Në to shihet qartazi flaka e marrë e mbeturinave që gjenden në këto kontinjerë të mbeturinave.
Veprime të tilla na rastis shpesh të shohim në gjithë pjesët e qytetit, edhe përkundër faktit që djegia e tillë e mbeturinave lëshon tymë e blozë që ndotin ajrin dhe janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë./klina info