Dënohen më 7 vite dy hajdutë në Deçan

Në seancën gjyqësore të mbajtur në Gjykatën Themelore të Pejës, dega në Deçan, nga gjyqtari Sulltan Dobraj, është marr vendim që dy të akuzuarit,  Luan Lokaj nga Prejlepi dhe Fitim Islamaj nga Ratishi i Epërm, të dënohen me nga 3,5 vite burgim (tri vite e gjashtë muaj) burgim, si dhe të paguajnë gjobat nga 1700 (njëmijë e shtatëqind) euro, për katër vepra penale të “vjedhjes” dhe të veprës penale “vjedhje e rëndë”. Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria e shtetit, që përfaqësohej nga prokurori Muharrem Bajraktari, thuhet se të akuzuarit Luan Lokaj dhe Fitim Islamaj, bashkërisht kanë kryer vepër penale “të vjedhjes” në katër raste, si dhe veprën penale “të vjedhjes së rëndë” në një rast, ndaj edhe ka kërkuar që të shpallën fajtor sipas nenit 315 dhe të 325 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i rastit Sulltan Dobraj, pas pranimit të fajësisë nga të akuzuarit dhe analizimit të provave të ofruara nga Prokuroria e shtetit, ka vendosur që të akuzuarit Luan Lokaj dhe Fitim Islamaj, t’ua cakton masën e burgimit me nga 3,5 vitesh( tri vite e gjashtë muaj), si dhe gjobën nga 1700 (njëmijë e shtatëqind) euro.