Covid-19, situata në Gjermani po del jashtë kontrollit

Masat e ashpra anti-Covid në fuqi edhe në ditët e festave nëpër Europë

Gjermania shënoi rekorde të reja negative të shifrave të pandemisë këtë 24 orësh.b

Infektimet e reja arritën në gati 30 mijë, ndërsa vdekjet në gati 600.

Mediat gjermane shkruajnë se situata duket se po del jashtë kontrollit, ndërsa ekspertët vijojnë t’i bëjnë thirrje kancelares Merkel të vendosë karantinën kombëtare për periudhën e festave, edhe pse drejtuesit e qeverive rajonale janë kundër mbylljes totale dhe duan të mbajnë në fuqi sistemin e bllokimit për rajonet me shifrat më të larta.

Shifra të larta vijojnë të shfaqin edhe Shtetet e Bashkuara. Situata duket nën kontroll në vende të tjera europiane si Franca e Italia.

Qeveria franceze vendosi heqjen e karantinës kombëtare më 15 Dhjetor dhe rikthimin e shtetrrethimit nga 22:00 me 06:00. Megjithatë, ekspertët thonë se karantina kombëtare i ka lënë shifrat e infektimeve 3 herë mbi pritshmëritë.

Në Itali, rregullorja e re parashikon që të ndalohet lëvizja mes rajoneve gjatë festave të fundvitit.

Restorantet do të qëndrojnë hapur vetëm për drekë në ditët e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, ndërsa do të mbyllen qendrat tregtare.

Qeveria greke njoftoi se shtetrrethimi do të reduktohet me 1 orë.

Nga e Diela deri më 7 Janar do të nisë në 10 të darkës e do të përfundojë në 5 të mëngjesit, teksa për festat e fundvitit do të qëndrojë shumica e masave bllokuese