Burrit nga Skënderaj ia grabisin kuletën me dokumente dhe 2 mijë euro

Në Policinë e Kosovës në qytetin e Skenderajt është raportuar dje për një grabitje të kryer rreth orës21:21.

Ankuesi në Policinë e Kosovës ka treguar se është goditur nga grabitësi e po ashtu i është marrë kuleta me dokumente dhe me para prej 2000 eurove, përcjell.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar ishte goditur me grushte dhe pasi i kishte shkaktuar lëndime trupore nga xhepi ia kishte nxjerr kuletën dhe ia kishte grabitur kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale si dhe dymijë (2000) €.Viktima ka marrë tretman mjekësor në QKMF në Skenderaj. Deri me tani nuk është identifikuar vend ndodhja e te dyshuarit. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.