Burri ther së paku 10 herë me thikë gruan e tij në Skenderaj

Një burrë ka goditur sot gruan e tij më thikë në një shtëpi në Skenderaj, me ç’rast është arrestuar nga Policia e Kosvës,

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima ishte goditur së paku 10 herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe në disa pjesë tjera të trupit.

Lajmin për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokuroria është duke e përgatitur kërkesën për caktimin e paraburgimit pas arrestimit që iu ka bë burrit të të plagosurës në Skenderaj”, tha Preteni.