Bora zbardhi disa zona në Kosovë

Mëngjesin e së enjtes, bora ka mbuluar disa zona të Kosovës.

Reshjet e borës, përfshinë disa pjesë në Ferizaj, e po ashtu edhe në Prevallë.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë

Sipas IHMK-së në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.