Banorët e Dobërdolit bllokojnë rrugën, qe dy ditë pa energji elektrike

Banorët e fshatit Dobërdol të Klinës kanë bllokuar rrugën Ujëmirë – Rixhevë, në shenjë revolte që nuk kanë energji elektrike.

Që nga dje ata po ballafaqohen me këtë problem, pasi që shtylla elektrike nga moti i ligë është rrëzuar, shkruan Kline.info

Policia e Kosovës kanë dalë sot tek banorët që kanë bllokuar rrugën të cilët kanë kërkuar zhbllokimin e rrugën, por ata kanë thënë që s’do ta bëjnë pa ardhur KEDS.