Avokati i Haki Rugovës: Prokuroria bëri krim, po të ketë drejtësi ai do të kthehet në vendin e punës

Sot është mbajtur seanca dëgjimore për rastin e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës në Gjykatën Themelore në Pejë, ndërsa avokati i tij, Besnik Berisha përmes një pronocimi për media tha se aty kishte fakte të falsifikuara, dhe sipas tij Prokuroria sot bëri krim, pasi që Haki Rugova është i pafajshëm.

Kjo seancë u vonua, ndërsa Berisha tha se vonesa ishte për shkak të arsyeve që i kishtë dhënë ai, sepse në seancë u shfaqën fakte të falsifikuara.

“Seanca është vonuar për shkak se me të pranuar kërkesën e Prokurorisë, ia kam shpërfaqë pafytyrësinë e ndjekjes. Prokuroria ka prezantuar fakte të falsifikuara”

“Po të ketë drejtësi Haki Rugova do të kthehet në vendin e punës. Prokuroria nuk ishte kompetente. Kryetari është persekutuar, iu bë dëm i riparueshëm”, u shpreh ai.

Tutje avokati Berisha tha se aty u shpërfaq edhe një pretendim gjoja Haki Rugova ka “kulturë” të njohur të organeve të drejtësise.

Ai njoftoi se kanë dorëzuar prova që nuk bëhet fjalë as për falsifikim, as për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dhe se cdo provë e dorëzuar e rrëzon vendimin e Prokurorisë.

“Prokuroria sot bëri krim, dje bëri krim, ndërsa Haki Rugova jo”, tha Berisha.

Në fund Berisha tha se Haki Rugova është me të të tjerët duke pritur vendimin e Gjykatës.

“Do të faktohet se paska filluar fushata zgjedhore në Kosovë, dikush ka dasht arrestimin e tij”, përfundoi ai