Asfaltohen disa rrugë në Klinë

Në Komunën e Klinës po vazhdon asfaltimi i disa rrugëve në fshatra ta ndryshme.

Sot kompania Benita Group & Gurëbardhi & Asfalt Group sh.p.k. kanë vazhduar punimet për asfaltimin e rrugës nga lagja Qupevaj deri të shkolla e fshatit Shtaricë.

Klina info ka biseduar me disa qytetarë të këtij fshati, të cilët kanë thënë se ky ka qenë një investim i domosdoshëm dhe janë shprehur shumë të kënaqur me punimet që po realizohen dhe kanë falënderuar Komunën e Klinës si dhe Ministrinë e Infrastrukturës për financimin e këtij projekti.

Projekti për asfaltimin e kësaj rruge ka një gjatësi prej 3 km./Klina.info/