Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje parash

Tre persona janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, me dyshimin se kanë vjedhur para nga një veturë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës, teksa të dyshuarit kanë qenë në gjendje të dehur.

Viktima ka raportuar se nga vetura i janë marrë 1 mijë euro para të gatshme.

“Policia në veturën e të dyshuarve ka gjetur para të gatshme 6050€ dhe gjatë kontrollit fizik janë gjetur edhe 1024€” thuhet në njoftimin e policisë.

Të dyshuarit, pasi që janë këndellur dhe intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.