Anulohet ndertimi i parkingut në oborrin e shkolles fillore “Ismet Raci ” në Klinë !

Pak ditë më parë,në oborrin e shkollës fillore “Ismet Raci” në Klinë,kishte filluar të ndërtohet një parking.Por për ndërtimin e këti parkingu nuk ishin në dijeni as arsimtarët e kësah shkolle dhe as Kuvendi Komunal i Klinës. Pas një postimi të portalit tonë Klina.info për këtë parking,reagoj edhe asamblisti i AKR,Avni Gashi.
Klina.info nga burime te afërta ka mësuar se janë takuar Kryetari i Klinës së bashku me disa drejtor dhe kanë biseduar me arsimtarët e kësaj shkolle,ku është marrë vendim për anulimin e këti parkingu.