Anëtari i AAK-së në Klinë, kalon në VV

Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, Alban Tafilaj, sot i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Atë e mirëpriti kryetari i VV-së në Klinë, Xhafer Berisha, i cili poashtu e bëri të ditur këtë lajm përmes facebook-ut. Postimi i tij i plotë:

Mirësevjen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Alban Tafilaj

Sot, në Lëvizje u bashkua ish-antari i AAK-së, Alban Tafilaj nga fshati Shtaricë. Albanin, me VETËVENDOSJE!, e bashkoj programi dhe mundësitë në Lëvizje për të rinjët. Albani, si djalë i ri dhe me plotë energji do të na ndihmojë shumë në fushatën zgjedhore, ku tashmë fituesi dihet.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është mundësia më e mirë për të rinjët që dëshirojnë dhe kanë vullnet për politikë dhe ndryshime, andaj, ju ftojë të gjithëve të bëheni pjesë e jona.