Albin Kurti në Iftar me Vjosa Osmanin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani janë takuar për të shijuar një iftar të përbashkët, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ky takim, dëshmon edhe njëherë për raportet e mira mes Kurtit dhe Osmanit, shkruan Indeksonline.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe ambasadori britanik, Nicholas Abbot si dhe disa përfaësues të ambasadave të huaja në Kosovë.

Megjithatë nuk dihet se kush ka hapur ‘zemren’ për të shtruar iftar, dhe se pse nuk është ftuar as edhe një tjetër politikan. 

SHARE