Aktualisht në Komunën e Klinës , janë 33 raste aktive me Covid-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu, bënë të ditur se 33 raste janë aktive nga Klina, 89 të shëruar dhe 4 të vdekur.

Postimi i Sejdiut:

Ky nuk është vit i COVIDIT por është vit i KUJDESIT

Duke u bazuar edhe në raportin e IKSHP ,deri më tani në Komunën e Klinës kemi 33 raste aktive më Covid 19, 89 raste të shëruara dhe 4 vdekje.
Numri i të infektuarve në Komunën e Klinës nga 13 marsi deri më sot është 126.
Ne jemi të vetëdijshëm që ka qytetarë më simptoma të lehta të cilët “virusin” po e kalojnë në shtëpi,në vetizolim.
Por ju lutem mos ju besoni atyre që thonë ‘”virusi do ti prekë të gjithë ” sepse që 7 muaj po ekspozohemi por falë kujdesit ja kemi dalur të mos infektohemi.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët!
Vazhdojmë ju lutem me përgjegjësi kolektive.
Mbani maskë kudo që dilni në publik sepse është PARANDALIMI më i mirë .

#Kujdes
#Maskë
#Distancë
#Higjienë

H.S