Aksidenti në Gllarevë/ I përshirë ishte edhe një rreshter i Policisë së Kosovës

Rreshteri i Policisë së Kosovës, Antimon Paloka, është përfshirë me veturën e tij private në një aksident trafiku që ndodhi sot në fshatin Gllarevë të Klinës,

Për shkak të lëndime të marra, Paloka është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në QKMF-Klinë, për t’u transferuar pastaj në Spitalin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook.

Paloka i cili shërben në stacionin policor në Istog ka falënderuar stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë dhe personelin e Spitalit të Pejës për kujdesin ndaj tij.

“Falënderoj Zotin për ditën e sotme. Falënderim për QKMF-Klinë dhe personelin e Spitalit të Pejës për kujdesin, e po ashtu të gjithë kolegëve që mu gjenden afër”, ka shkruar rreshteri i policisë në Facebook, duke publikuar edhe fotografi nga aksidenti, ku shihet se vetura private e tij ka pësuar mjaft dëme.