Aeroporti i Prishtinës thotë se është i gatshëm t’i rifillojë fluturimet, por për këtë vendos Qeveria e Kosovës

Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” është shprehur i gatshëm për rifillimin e fluturimeve, por për këtë thotë se vendos Qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, ANP thotë se kanë pranuar kërkesa të shumta për t’u informuar rreth datave të operimit të fluturimeve.

“Qeveria e Kosovës, është autoriteti përkatës, që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje, andaj ju lusim të adresoni pyetjet/kërkesat si dhe shqetësimet tuaja në adresë të tyre dhe jo te ne. -Më tej, ju njoftojmë se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është i gatshëm të procesoj të gjitha fluturimet si në ardhje po ashtu edhe në nisje me të gjitha kapacitetet e plota”, thuhet në njoftimin e tyre./