AAK në Klinë, shpall zgjedhjet e brendshme

Sot, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Klinë, në një mbledhje të kryesuar nga kryetari prof. dr. Zenun Elezaj, ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti.

Ky është njoftimi i plotë nga Valmir Bacaj nga ky këshill:

Zgjedhjet e brendshme në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, në të gjitha nivelet e saj, do të mbahen gjatë muajit prill dhe maj 2022.

Aleanca në Klinë këtë proces e konsideron ndër detyrat më të rëndësishme të radhës, kjo me qëllim të demokratizimit dhe të hapjes së mëtutjeshme të partisë.

Ftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e AAK-së në Klinë, të na bashkohen në kuvendet e nëndegëve përkatëse.