759 gjoba u shqiptuan ndaj atyre që nuk i respektuan masat antiCOVID-19 në Kosovë

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë ende që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19, të vendosura nga institucionet e vendit,

Vetëm gjatë së shtunës, Policia e Kosovës ka shqiptuar 759 gjoba për mosrespektim të masave për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Ndërkohë që virusi SARS CoV2 po vazhdon të përhapet duke marrë kështu edhe jetë njerëzish.

Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është raportuar edhe për vdekjen e katër personave si pasojë e infektimit me COVID-19. Në mesin e tyre edhe një 33 vjeçar nga Malisheva./