7,321 raste aktive me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 68.351 raste nga 300.198 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,592 raste të vdekjes.

Në raportin e fundit të ditës së premte të IKSHPK-së, thuhej se numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 59,438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,321.

“Numri total i rasteve pozitive është 68,351 raste nga 300,198 persona të dyshimte në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,592 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 264 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59,438 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7,321”, bëhet e ditur në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Ndërkaq, IKSHPK gjatë ditës së premte i rekomandoi Qeverisë së Kosovës shtrëngimin e masave për shkak se po rritet numri i rasteve me COVID-19