538 gjoba anti-COVID në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shpërndarë 538 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID në vend.

Njoftohet po ashtu se janë shqiptuar edhe 1401 gjoba për qytetarët që nuk respektuan rregullat e trafikut.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe ka pasur 18 aksidente me të lënduar, 28 me dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për aksidente me fatalitet.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 14 persona, 8 janë në mbajtje, ndërsa 1 të tjera në vuajtje të dënimit.