51 aksidente trafiku në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit , 1 me fatalitet

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 51 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 22 me të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të kaluara janë arrestuar 12 persona, 8 janë dërguar në mbajtje, 3 në vuajtje të dënimit dhe 1 në ndalim policor. E gjatë kësaj periudhe për shkelje të rregullave në trafik janë shqiptuar 1817 tiketa.