13 fshatra të Klinës, do tê mbesin pa ujë deri nesër

KRU ‘Hidrodrini’, Njësia Operative – Klinë, përmes një njoftimi në FB ka bërë të ditur se 13 Fshatra të pjesës veriore të Komunës së Klinës, do të mbesin pa ujë deri nesër!

Ky është njoftimi:

Për shkak të një prishjeje serioze në Stacionin Qëndror të Pompave në Jarine, nga të cilat furnizohet pjesa veriore e fshatrave të komunës së Klinës, 13 fshatra të kësaj ane kanë mbetur pa furnizim me ujë.

Në defekt ka mbetur pompa kryesore me fuqi 200kW!

Ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ bashkë me operatorin ekonomik kanë dalur në vendin e prishjes dhe po punojnë në sanim të problemit. Megjithatë furnizimi për konsumatorët e asaj pjesë nuk pritet të kthehet para mesditës së nesërme!

Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë