11 të prekur me COVID-19 vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 67 pacientë të prekur me COVID-19,

Sipas raportit të fundit të këtij spitali, tre nga pacientët e hospitalizuar janë në respiratorë (CPAP), ndërsa 47 të tjerë në oksigjeno-terapi.

11 nga këta pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar pesë pacientë të cilët po trajtoheshin në këtë spital.