​13.165 pacientë të shëruar nga Covid-19, 1.641 raste aktive

Nga 13 marsi kur edhe u shënuan raste e para me Covid-19, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 15.425 persona. Prej tyre 619 kanë vdekur, 13.165 janë shëruar, ndërsa 1.641 raste janë aktive.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

Gjatë dy javëve të fundit rastet me Covid-19, por edhe vdekjet kanë shënuar rënie, ndërsa është rritur numri i të shëruarve.

Kjo ka bërë që Qeveria të zbus disa nga masat antiCovid.