​Plazhi në Shqipëri: Çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës, 3 metra distancë në det

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Kornelia Ferizaj ka folur për një skenar pozitiv nëse kufijtë hapen gradualisht.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Sipas saj, masat që janë parashikuar është që çadrat të vendosen në një hapësirë prej 3.5 metra, si dhe distanca në det duhet të jetë 3 metra.

“Nëse do shkosh të marrësh diçka në bar apo restorant duhet të ruash distancën 2-metra për person. Në tavolinat e restoranteve duhet të ketë minimum 4 persona për 10 metra katrorë. Dhe 1 metër në distancë nga personi në person. Do të ketë ndryshim dhe shërbimet e bufesë të mëngjesit. Do të ofrohen kryesisht shërbimet në dhoma. Si dhe do të çdo hotel duhet të përcaktojë një kordinator anti COVID-19”, tha ajo në Ora News.